Arrestohet futbollisti i Premierligës, dyshohet se e abuzoi sek*ualisht një fëmijë

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 09:49
 Arrestohet futbollisti i Premierligës, dyshohet se e abuzoi sek*ualisht një fëmijë

Një futbollist i Premierligës është arrestuar nën dyshimin se e ka abuzuar seksualisht një fëmijë.

Futbollisti 31-vjeçar u arrestua të premten por është liruar me kusht, derisa policia britanike po e heton rastin, sipas mediave lokale.

Klubi i lojtarit, Evertoni, ka konfirmuar se ai është pezulluar në pritje të hetimit policor.

Në një komunikatë të lëshuar në uebsajtin e klubit, Evertoni njoftoi: “Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor”.

“Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

(Kosova Sot Online)