Zbulohet emri i yllit të Premierligës që u arrestua për abuzim seksual me fëmijë

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 14:56
 Zbulohet emri i yllit të Premierligës që u arrestua për abuzim seksual me fëmijë

Raportohet se futbollisti i Evertonit që po hetohet nga policia britanike nën dyshimin se e kishte abuzuar seksualisht një fëmijë është Gylfi Sigurdsson. 

Futbollisti 31-vjeçar u arrestua të premten por është liruar me kusht, derisa policia britanike po e heton rastin, sipas mediave lokale.

Klubi i lojtarit, Evertoni, ka konfirmuar se e ka pezulluar futbollistin, pa e bërë të ditur emrin e tij, në pritje të hetimit policor.

Në një komunikatë të lëshuar në uebsajtin e klubit, Evertoni njoftoi: “Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor”.

 “Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Derisa policia dhe klubi nuk e kanë bërë të ditur identitetin e futbollistit derisa rasti po hetohet, besohet se i dyshuari është mesfushori islandez Sigurdsson

(Kosova Sot Online)