Xhaka gjithnjë e më afër Romës, Arsenali gjen zëvëndësuesin e tij

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 16:21
Xhaka gjithnjë e më afër Romës, Arsenali gjen zëvëndësuesin e tij

Roma thuhet se po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën, por një marrëveshje duket më afër tani që “Topçinjtë” kanë njoftuar transferimin e Albert Sambi Lokonga.

Xhaka është objektivi kryesor i José Mourinhos për Giallorossi dhe Roma duket se është afër sigurimit të shërbimeve të mesfushorit zviceran, i cili po bën presion për t’u bashkuar me Giallorossi.

Sipas korrespodentit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, gjigantët e Serie A tani po përgatisin një ofertë të re për 28-vjeçarin i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën.

Sipas Il Corriere dello Sport, Xhaka do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milionë euro në muaj me gjigandët e Serie A, por një marrëveshje përfundimtare me Arsenalin nuk është arritur ende.

Roma ka ofruar 15 milionë euro plus shtesa për të nënshkruar kapitenin e Zvicrës, por Arsenali dëshiron që gjigantët e Serie A të rrisin ofertën e tyre.

Sidoqoftë, Topçinjtë njoftuan nënshkrimin e Lokongas të hënën dhe 21-vjeçari pritet të zëvendësojë Xhakën në Londrën e Veriut, që do të thotë se marrëveshja midis Topçinjve dhe Romës mund të jetë afër finalizimit. 


(Kosova Sot Online)