Lazio fiton 11:0 në miqësore, Muriqi shkëlqen me dy gola

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 20:22
Lazio fiton 11:0 në miqësore, Muriqi shkëlqen me dy gola

Lazio ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj ekipit italian, Belluna me rezultat 11:0.

Vedat Muriqi shkëlqeu duke shënuar dy golat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht Muriqi realizoi në minutën e 77-të për 10:0, e pastaj në të 83-tën realizoi golin e 11 për Lazion dhe të dytin personal sonte.

Kjo ndeshje i shërbeu trajnerit Sarri të shikojë formën e lojtarëve para fillimit të sezonit të ri.

(Kosova Sot Online)