Fshati Olimpik në Japoni stoliset me flamuj të Kosovës në prag të fillimit të Lojërave Olimpike

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 09:46
Fshati Olimpik në Japoni stoliset me flamuj të Kosovës në prag të fillimit të Lojërave Olimpike

Ndërtesa në Fshatin Olimpik në Japoni, ku do të vendoset një pjesë e ekipit olimpik të Kosovës është stolisur me flamuj kosovar, dy ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2021.

Ekipi i xhudos, tek i cili Kosova i mban shpresat më të mëdha për medalje olimpike, do të vendoset sot në Fshatin Olimpike.

Përveç ekipit olimpik të xhudos, aty do të vendoset edhe ekipi i boksit i Kosovës. Ekipi olimpik i xhudos, i përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova dhe i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, mbërriti në Japoni më 21 korrik.

Xhudistët kryen përgatitje në Komunën e Sanjos një javë dhe tani do të vendosen Fshatin Olimpik para fillimit të garave.

Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë me 11 garues, prej tyre 6 me norma olimpike dhe 5 me ftesa.

Kosova synon që të paktën ta përsërisë suksesin e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, kur Majlinda Kelmendi u fut në historinë e vendit duke u bërë garuesja e parë, burrë apo grua, që fiton medalje olimpike. Ajo e fitoi të artën në xhudo. 

(Kosova Sot Online )