Arsenali interesohet për Neton

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 14:45
Arsenali interesohet për Neton

“Topçinjtë” duan ta transferojnë portierin, Barcelona i kërkon mbi 10 milionë euro për të. Portieri i Barcelonës, Neto është bërë objektiv i Arsenalit. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”. “Blaugrana” mundohej t’i fitonte 14 milionë euro me shitjen e portierit të tyre veteran.

Mirëpo, tash, gjiganti katalunas është i gatshëm ta shesë atë me një shumë më të ulët. Ideja është që Barça t’i shmanget rrogës së portierit. Neto i ka edhe dy kontratë në “Camp Nou”, ndërsa konkurrent e ka Marc Andre Ter Stegenin. Mirëpo, Arsenali është i vendosur ta transferojë portierin. 

(Kosova Sot Online )