Goretzka monitorohet nga gjigantët evropianë

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 14:51
Goretzka monitorohet nga gjigantët evropianë

Manchester United, Real Madrid e Barcelona janë vënë në ofanzivë për mesfushorin gjerman, i cili nuk po e vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Leon Goreztka është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Mesfushori gjerman po e refuzon nënshkrimin e kontratës së re me Bayern Munichun. Për këtë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga “Allianz Arena”.

Dhe, mediumi gjerman “Bild” raporton se Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona janë duke e monitoruar nga afër situatën e futbollistit.

Përfaqësuesi gjerman ka kontratë edhe një vit me Bayernin. Nëse nuk e vazhdon kontratën, gjiganti bavarez mund ta shesë atë gjatë kësaj vete për të mos e humbur pa para vitin tjetër.

(Kosova Sot Online )