Zyrtare: Interi e shpalos sponsorin e ri në fanellë

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 15:33
Zyrtare: Interi e shpalos sponsorin e ri në fanellë

nteri e ka zyrtarizuar marrëveshjen me sponsorin e ri dhe kryesor Socios.com, duke e zëvendësuar Pirellin pas plot 26 vjetëve.

Kampioni i Italisë e njoftoi të mërkurën ujdinë me kompaninë e teknologjisë përmes një komunikate për media në uebsajtin e vet.

“Interi njofton për një partneritet të madh të ri me Chiliz $CHZ. Socios.com, partneri kryesor global i fanellës zikaltër, do të bëhet një vendtakim digjital për tifozët e Interit në gjithë botën”, shkruhet në njoftimin e Interit.

Fanella e re e Interit nga sezoni i ri 2021/22 do ta mbajë emrin “$INTER FAN TOKEN by SOCIOS.COM”.

Interi pritet t’i fitojë rreth 30 milionë euro në sezon nga marrëveshjet e reja nga ky sponsor, shumë më shumë sec fitonte nga Pirelli deri tani.

(Kosova Sot Online )