Ekipi i xhudos arrin në Fshatin Olimpik të Tokios

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 17:08
 Ekipi i xhudos arrin në Fshatin Olimpik të Tokios

Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.

Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.

Ata tashmë kanë arritur në hotel dhe do të vendosen në katin e 11-të të rezervuar për ta, ashtu siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues.

Olimpiada verore fillon më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht.

(Kosova Sot Online)