A ka dështuar rikthimi i Griezmann te Atletico? Simeone i uron fat te Barcelona

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 18:18
 A ka dështuar rikthimi i Griezmann te Atletico? Simeone i uron fat te Barcelona

Antoine Griezmann ende s’e di se ku do të luajë sezonin 2021/22.

Së fundmi është raportuar për një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Sipas mediave në Spanjë, bisedimet ishin të avancuara, por ka disa ditë që ato kanë ngecur, derisa tani El Cholo, numri një i PSG-së, ka dhënë një intervistë ku lë të kuptohet se s’do të ketë shkëmbime, edhe pse asgjë nuk i dihet asnjëherë në futboll.

Diego Simeone e pranoi se ka raporte të veçanta me Griezmannin, por i uron fat te Barcelona.

Reklamë

“Kam një raport të shkëlqyer me Griezmann, flas jashtë kontekstit sportiv. Fëmijët e mi luajnë me fëmijët e tij. Mbi të gjitha, e respektoj për atë që ka dhënë për Atletico Madrid. I uroj më të mirën te Barcelona, Antoine është një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Simeone.

“Deri tani te Barcelona ka luajtur nën nivelin e tij, kurrë më parë nuk kishte shënuar më pak se 20 gola. Kjo është një statistikë e rëndësishme”.

“Uroj të rikthehet lojtari që njohim të gjithë, i uroj suksese me Barcelonën”.

(Kosova Sot Online)