Plani i Interit për ulje drastike të shpenzimeve, lojtarëve mund t’iu kërkohet të pranojë zbritje në paga

  • S.A /
  • 22 July 2021 - 09:01
Plani i Interit për ulje drastike të shpenzimeve, lojtarëve mund t’iu kërkohet të pranojë zbritje në paga

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello, e ka zbuluar shkallën e ndryshimeve radikale financiare në klubin zikaltër, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se synohet një ulje prej 15-20% e shpenzimeve në skuadër.

Nuk është fshehtësi që Interi ka hasur në vështirësi të mëdha për t’ia dalë nga muaji në muaj kohëve të fundit.

Manchester City futet në garë për Chiesan.

Pandemia dhe vendimi i qeverisë kineze për t’i ndaluar investimet jashtë vendit e ka kufizuar tej mase pronarin e Interit Suning.

Pasi e fitoi titullin në Serie A pas 11 vjetëve sezonin e kaluar, Interi e shiti Achraf Hakimin në Paris Saint-Germain për 71 milionë euro por ky nuk do të jetë fundi i ndryshimeve.

“Synimi është t’i ulim shpenzimet në skuadër për 15-20% dhe t’i fitojmë 80 milionë euro në tregun e shitjeve të lojtarëve”, tha Antonello.

Ai shtoi se synimi parësor është të shiten lojtarët që nuk janë pjesë e projektit, pastaj të shihet se si është gjendja dhe të mendohet nëse duhet t’iu kërkohet lojtarëve të pranojnë ulje page. 

(Kosova Sot Online )