Wijnaldum prezantohet te PSG-ja, mezi po pret për aventurën e re

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 18:20
Wijnaldum prezantohet te PSG-ja, mezi po pret për aventurën e re

Georgino Wijnaldum është prezantuar sot si lojtar i PSG-së.

Mesfushori holandez erdhi me parametra zero nga Liverpooli dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin francez, që shihet si një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Champions League sezonin 2021/22.

30-vjeçari foli përpara tifozëve të rinj, duke u shfaqur i lumtur që do të luajë me skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Përveç Wijnaldum, PSG këtë verë ka transferuar edhe Sergio Ramosin, Achraf Hakimin e Gigi Donnarumën.

Wijnaldum do ta veshë fanellën me numrin 18 te PSG.


(Kosova Sot Online)