Richarlison thyen rekord historik me het-trikun për Brazilin në Lojërat Olimpike

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 18:31
Richarlison thyen rekord historik me het-trikun për Brazilin në Lojërat Olimpike

Brazili shkatërroi Gjermaninë në debutim Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në këtë ndeshje shkëlqeu talenti i Evertonit. Richarlison.

Sulmuesi i Evertonit, me numrin e Neymarit ’10’, shënoi hat-trick dhe udhëhoqi Brazilin drejt triumfit të parë në Lojërat Olimpike, ku synon të rrëmbejë medalje të artë.

Brazili dominoi ndeshjen gjatë 90 minutave dhe në fund fitoi 4-2.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 me tre golat e Richarlison, i cili ka thyer rekord historik.

Me het-trikun kundër Gjermanisë, ai është bërë lojtari i parë i Premierligës që shënon tre herë në një ndeshje në Lojërat Olimpike.

(Kosova Sot Online)