Depay thotë se ëndrra iu bë realitet, mezi pret të luajë në “Camp Nou”

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 23:35
Depay thotë se ëndrra iu bë realitet, mezi pret të luajë në “Camp Nou”

Memphis Depay është prezantuar te Barcelona.

Ai zyrtarisht sot u bë futbollist i Barcelonës, derisa firmosi kontratën deri në verën e vitit 2023.”

Pas prezantimit në “Camp Nou”, Depay foli për ëndrrën që tashmë e ka bërë realitet.

“Është nder të jem këtu, ëndërr e realizuar. Faleminderit presidentit Laporta për përpjekjen për të më sjellë këtu, më në fund jam te Barça. Të gjithë e dinë rëndësinë e këtij klubi dhe pasionin për futbollin këtu”, u shpreh ai.

“Barcelona është klub i madh, që ka pasur ndikim të madh te unë dhe tashmë në moshën 27-vjeçare e arrij këtë ëndërr. Dua aq shumë të luaj në një “Camp Nou” plot”.

“Ka ardhur koha të zbres në fushë dhe të demonstroj para tifozëve cilësitë e mia. Falënderoj Koeman për besimin e tij. Ai e di sa i lumtur jam që kam ardhur te Barça. Mezi pres të nis punën”.

Memphis në ta kaluarën ka qenë edhe pjesë e Manchester United, por nuk arriti të lë gjurmë në “Old Trafford”. 

(Kosova Sot Online)