Depay i lumtur që do të luajë me legjendën, Messin: “Po vjen një tjetër Top i Artë…”

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 23:39
Depay i lumtur që do të luajë me legjendën, Messin: “Po vjen një tjetër Top i Artë…”

Memphis Depay është prezantuar te Barcelona.

27-vjecari u transferua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Lyonin.

Në konferencë për media, Depay është shprehur shumë i lumtur që do të luajë përkrah më të mirit në botë, Lionel Messit.

Ai beson se Leo është favoriti numër një për ta fituar edhe këtë vit Topin e Artë, të shtatin në karrierë.

“Është një ëndërr (të luajë me Messin). I kam parë të gjitha ndeshjet e tij. Është një legjendë, më i miri në botë, përgjigjja është e lehtë. Mezi po pres të luajë përkrah tij. Dje isha në muze dhe i pash të gjithë Topat e Artë dhe tani po vjen tjetri”, tha Depay. 


(Kosova Sot Online)