Ky është kapaciteti i lejuar për tifozët në stadiumet e Serie A

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 11:38
Ky është kapaciteti i lejuar për tifozët në stadiumet e Serie A

Stadiumet në Serie A do të kenë të drejtë të mirëpresin me 50% të kapacitetit stadiumeve tifozët.

Serie A do të rikthehet që nga sezoni i ardhshëm me praninë e tifozëve nëpër stadiume.

Mirëpo, rikthimi i tifozëve nuk do të jetë i plotë, pasi sipas vendmit të fundit të Qeverisë italiane stadiumet do të kenë mundësi të mirëpresin vetëm me 50% të kapacitetit të stadiumeve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në vendimin e Qeverisë tani që nga 6 gushti eventet sportive në Itali do të kenë të drejtë të organizojnë 50% të kapacitetit të tyre me tifozë dhe 25% në hapësirat e mbyllura.

Kjo është hera e parë që nga marsi i vitit 2020 që Serie A do të shohë numra të tillë nëpër stadiume.

(Kosova Sot Online)