Tre sportistë të Kosovës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike

  • G.G /
  • 23 korrik 2021 - 13:30
Tre sportistë të Kosovës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike

Tashmë është zbuluar edhe uniforma me të cilën do të parakalojë ekipi olimpik i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, e cila ka nis në ora 13:00 me kohën tonë lokale.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes faqes zyrtare, ka njoftuar se ekipi në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.

Sipas KOK-UT, Xhudistja Distria Krasniqi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër.

Po ashtu nuk do të marrin pjesë as mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave.

Kosova do të parakalojë si shteti i 67-të. 

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5832469516825039

(Kosova Sot Online)