Thomas Bach: Faleminderit Japoni, prania jonë këtu, dritë në fund të tunelit

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 18:31
Thomas Bach: Faleminderit Japoni, prania jonë këtu, dritë në fund të tunelit

Në fund të paradës së gjithë vendeve pjesëmarrëse në ceremoninë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, e mori fjalën presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

“Sot është një moment shprese. Është shumë ndryshe nga sa e imagjinonim, por, më në fund, jemi të gjithë këtu, së bashku, atletë dhe refugjatë politikë. Më lejoni të jem i lumtur me këtë moment. Lojërat bashkojnë sportin dhe njerëzit, duke dhënë një mesazh paqeje. Kjo na jep një mesazh shprese për të ardhmen”.

Bach nuk mund të linte pa falënderuar popullin japonez, që në këtë situatë të vështirë ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për organizimin e Olimpiadës.

“Ne jemi afër popullit japonez ndaj të cilit dua të shpreh respekt dhe vlerësim. Komiteti organizativ dhe autoritetet olimpike kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. 10 vjet më parë ky udhëtim i ndërlikuar filloi me sfida të papara. Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar: mjekët, infermierët, vullnetarët dhe të gjithë japonezët që kanë kontribuar në frenimin e pandemisë. Ju kurrë nuk u dorëzuat dhe na frymëzuat për ta bërë këtë moment të rëndësishëm dhe për të krijuar një komunitet të vërtetë olimpik. Të jesh këtu, sot, është një dritë në fund të tunelit.”


(Kosova Sot Online)