PSG beson se do ta transferojë Pogbën

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 10:09
PSG beson se do ta transferojë Pogbën

Parisi vazhdon të insistojë për Pogbën. Vlera e mesfushorit francez tani është 43 milionë funte.

Në Paris Saint-Germain janë të bindur që do ta transferojnë Paul Pogban këtë verë për rreth 50 milionë euro, sipas “Telegraph”.

Manchester United po pret ofertën e PSG-së për mesfushorin, pasi do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme.

Pogba ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe për të mos e humbur me parametra zero, do të tentojë të përfitojë këtë verë nga shitja e francezit. Në të kaluarën është kërkuar edhe nga Real Madridi, por Los Blancos s’do të blejnë këtë verë.

(Kosova Sot Online )