Legjenda e Liverpoolit e cilëson Sanchon si sulmuesin anësor më të mirë në botë

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 10:31
Legjenda e Liverpoolit e cilëson Sanchon si sulmuesin anësor më të mirë në botë

Anglezi Jadon Sancho është quajtur si anësori sulmues më i mirë në futbollin botëror, pasi më në fund nënshkroi një transferim te Manchester Unitedi.

United njoftoi nënshkrimin e Sancho nga Borussia Dortmund të premten pasdite pas një saga të gjatë transferimi.

21-vjeçari kushtoi 73 milionë funte apo 85 milionë euro dhe legjenda gjermane e Liverpoolit, Dietmar Hamann beson se ai Unitedi e ka blerë sulmuesin anësor më të mirë në futbollin botëror.

“Është një sezon i madh për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United gjithashtu dhe unë pres që Jadon Sancho të jetë një yll në Old Trafford”, ka thënë fillimisht Hamann për Racing Post.“Unë kam parë rrallë një sulmues anësor që mund të driblojë kundërshtarin e tij aq lehtë, ai lëviz shpatullën dhe thjesht kalon mbrojtësit”.

“Sancho mund të shkëlqej si Marcus Rashford dhe Paul Pogba gjithashtu në United”.

“Duke e parë atë në Bundesliga, ai i bën lojtarët e tjerë më të mirë, duke krijuar shanse dhe duke tërhequr mbrojtësit nga pozicioni, dhe ne pamë paraqitje të shkurtër të kësaj në fitoren çerekfinale të Anglisë kundër Ukrainës në Euro 2020”.

“Unë isha i befasuar që ai ishte periferik në këtë turne, ai do të ishte zgjedhja ime e parë si menaxher”.

(Kosova Sot Online)