Ilir Latifi në Kosovë për të promovuar sportin e MMA

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 10:34
Ilir Latifi në Kosovë për të promovuar sportin e MMA

Luftëtari i Arteve Marciale të Përziera, Ilir Latifi ka ardhur në Kosovë.

Ilir Latifi njëri ndër lutëtarët më të famshëm të peshave të rënda në UFC me një karrierë të gjerë në organizatën kryesore udhëheqëse botërore MMA, ai kishte filluar ndeshjet në këtë sport ku në fakt MMA përkrahet nga Qeveria suedeze.

37 vjeçari tani vjen me mision të ngjajshëm në Kosovë, ai ka qëndruar në Prishtinë me Federatën e Arteve Marciale për ta promovuar sportin e MMA dhe për t’i inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen këtij sporti.

Federata e Arteve Marciale të Përziera të Kosovës është themeluar në vitin e fundit dhe po kërkon që të zgjerojë avokimin e saj dhe ndikimin e këtij sporti në Kosovë.

Në fakt, Latifi bashkë me Federatën tani po kërkojnë mbështetje me ligjet e reja për Federatën e sapokrijuar dhe sportin e ri në Kosovë.

https://www.facebook.com/FAMMKosova/posts/828346171157113

(Kosova Sot Online)