Alonso i kërkon Chelseat që ta lejojë të transferohet te Interi

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 12:05
Alonso i kërkon Chelseat që ta lejojë të transferohet te Interi

Marcos Alonso thuhet se po e shtyn Chelsean të lejojë largimin e tij për një përvojë të re në Serie A me Interin.

30-vjeçari spanjoll nuk është i huaj për futbollin italian, pasi ka luajtur për Fiorentinën nga vitit 2013 deri më 2016.

Ai po lufton për kohën e rregullt të lojës në Stamford Bridge, veçanërisht nëse Emerson Palmieri mbetet, pasi ai dhe Ben Chilwell janë para tij në hierarki.

Alonso tashmë ishte lidhur me Interin si pjesë e ofertës së Chelseat për Achraf Hakimi, por kjo nuk u materializua kurrë, pasi mbrojtësi shkoi në Paris Saint-Germain. Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Chelsea po kërkon 15-20 milionë euro për Alonson, ndërsa Interi do të preferonte një huazim me mundësi blerje.

Është raportuar në Itali se Alonso po e shtyn Chelsean për ta lënë atë të largohet, por kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.Klubi anglez pagoi 23 milionë euro për të nënshkruar me Alonson nga Fiorentina në vitin 2016 dhe nuk është i interesuar të humb shumë nga shitja e tij.

Roma gjithashtu kishte treguar interes për spanjollin, para se të merrej vesh me Palmeiras për Matias Vina. 

(Kosova Sot Online )