Fjalët e para të Distria Krasniqit pasi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 12:26
 Fjalët e para të Distria Krasniqit pasi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike

Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.

Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në.

“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur.

Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”.

(Kosova Sot Online)