Edi Rama reagon pas triumfit të Distrias në Tokyo: Luaneshë, Bravo!

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 12:38
Edi Rama reagon pas triumfit të Distrias në Tokyo: Luaneshë, Bravo!

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën në vitin 2016.

Me të marrë të artën, Distria ka pranuar urime të shumta nga akterë të ndryshëm politikë.

Atë e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e ka quajtur Distria Krasniqin luaneshë pasi fitoi medalien e artë.

Ai në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar dy fotografi të Distria, duke e uruar atë teksa është shprehur i lumtur për fitoren e saj.

Shkrimi i tij i plotë:

LUANESHË

Bravo Bravo Bravo

#distriakrasniqi❤

#KampioneOlimpike

#RESPEKT

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158911504266523

(Kosova Sot Online)