![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Glauk Konjufca uron Distria Krasniqin: Kosova zemërmadhe – e artë në Lojërat Olimpike
![Glauk Konjufca uron Distria Krasniqin: Kosova zemërmadhe – e artë në Lojërat Olimpike](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/24/auto_219896673_1744417215745462_3695120385012353500_n-600x3601627123749.jpg)
Kosova ka siguruar medaljen e dytë olimpike, pas Majlinda Kelmendit që kishte fituar të artën në vitin 2016.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën.
Ndërsa, pas fitores, Distra ka marrë urime të shumta.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar atë e trajnerin e saj, Driton Kuka për sigurimin e medaljes së artë olimpike.
“Urime Distria Krasniqi! Urime Toni Kuka! Kosova zemërmadhe – e ARTË në Lojërat Olimpike TOKYO 2020”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Distrinë e ka uruar sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama e ka qujtur atë luaneshë derisa e ka uruar për fitoren.
(Kosova Sot Online)