Momenti kur Distria e shpartallon kundërshtaren për ta fituar medaljen e Artë

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 15:24
 Momenti kur Distria e shpartallon kundërshtaren për ta fituar medaljen e Artë

Distria Krasniqi është e Artë.

Xhudistja jonë i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Nuk ishte një luftë aspak e lehtë kundër vendases.

Tonaki luftoi shumë dhe ia bëri të vështirë Krasniqit, por xhudistja kosovare, si një luaneshë e vërtetë, arriti që ta përplas atë përtokë, për ta rrëmbyer në fund medaljen e artë.

https://tiger.cdnja.co/v/jq/jqpVl.mp4?secure=aOEpW-qxPjZw57KHaFXEng&expires=1627137000

(Kosova Sot Online)