Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen me shuma të majme nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë olimpike

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 15:36
Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen me shuma të majme nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë olimpike

Xhudistja e jonë, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj Driton Kuka do të shpërblehen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe federatat sportive patën diskutuar në vitin 2013 për aktet nënligjore që lidhen me shpërblimet, pensionet dhe bursat për sportistët, e që ishte arritur pajtueshmëri për shumat dhe procedurat tjera për këto çështje.

Hartimi i këtyre akteve është vlerësuar lartë nga krerët e federatave, duke thënë se me këtë do të rritet motive për sportistet dhe po ndjehet edhe më shumë mbështetja e shtetit për sportin. Nga ky takim, me propozim të ministrit të atëhershëm Memli Krasniqi, janë rritur shumat e shpërblimeve, mbështetjes së përhershme dhe bursave.

Në drafte parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.

Në rastin më të freskët, Distria Krasniqi, e cila fitoi sot (e shtunë) medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, ndërsa trajneri Driton Kuka me 50 mijë euro.

Shpërblimet për medaljet e fituara:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

Medalja e bronztë – 40 mijë euro

(Kosova Sot Online )