Xherdan Shaqiri e uron Distria Krasniqin për medaljen e artë në Olimpiadë

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 17:03
 Xherdan Shaqiri e uron Distria Krasniqin për medaljen e artë në Olimpiadë

Futbollisti Xherdan Shaqiri e ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.

Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nëpërmjet një Insta Story e ka uruar për këtë sukses të madh Distrian.

“Urime Distria Krasniqi” – shkroi ai.

(Kosova Sot Online)