Kryeministri shqiptar Edi Rama e konsideron yll Nora Gjakovën

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 13:28
Kryeministri shqiptar Edi Rama e konsideron yll Nora Gjakovën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot.

Kreu i Qeverisë shqiptare e ka konsideruar yll xhudisten kosovare, e cila shkëlqeu sot në “Tokyo 2020” duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë asaj të Distria Krasniqit.

Kjo njëherësh ishte medalja e tretë në histori për Kosovën, e cila natyrisht se i ka gëzuar krejt shqiptarët.

Më poshtë mund ta shihni statusin e kryeministrit Edi Rama. 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158915442466523

(Kosova Sot Online)