Kosova, e para sa i përket medaljeve në një milion banorë në “Tokyo 2020”

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 00:05
Kosova, e para sa i përket medaljeve në një milion banorë në “Tokyo 2020”

Dy medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike të Tokyos nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e vendosin Kosovën si shtetin e parë me më së shumti medalje në 1 milion banorë.

Pasi u shpall kampione olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë Distria Krasniqi, rrugën e njëjtë e ndoqi edhe Nora Gjakova sot në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kështu, këto dy medalje të arta e vendosin Kosovën në vendin e tetë nga të gjitha vendet pjesëmarrës.

Por, sa i përket numrit të popullësisë, Kosova prin para të gjitha shteteve tjera.

Kosova është e para me 1.03 medalje për një milion banorë, e ndjekur nga Sllovenia, Estonia, Mongolia e kështu me radhë.


(Kosova Sot Online)