Mourinho shpërthen ndaj yllit të Romës: Zgjohu, ta hajë dreqi!

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 10:13
Mourinho shpërthen ndaj yllit të Romës: Zgjohu, ta hajë dreqi!

Jose Mourinho ka filluar t’ua bëjë me dije lojtarëve të Romës se çfarë i pret ata nën udhëheqjen e tij ende pa filluar sezoni i ri 2021/22.

Trajneri i Romës Mourinho shpërtheu në kritika ndaj futbollistit të ri në një ndeshje miqësore kundër Debrecenit.

Ebrima Darboe, futbollist nga Gambia i cili qëndroi në kamp refugjatësh në Greqi para se të migronte në Itali, po përpiqet ta bindë trajnerin portugez para sezonit të ri.

Por një pasim i dobët i tij nga një goditje dënimi, i cili shkoi shumë larg cakut, e zemëroi Mourinhon.

“Hej Darboe! Zgjohu tani, ta hajë dreqi! Forca!” i bërtiti Mourinho atij.

Roma e shkatërroi klubin nga liga elitare e Hungarisë duke e mundur 5:2, falë golave nga Borja Mayoral, Lorenzo Pellegrini, Nicolo Zaniolo, që e shënuan nga një, dhe dy të Edin Dzekos.

Roma e Mourinhos i ka fituar të gjitha katër ndeshjet miqësore deri tani në përgatitjet parasezonale, por do të përballet me një sfidë më të vështirë në fund të këtij muaji, kur të takohet me Porton dhe me një tjetër kundër Real Betisit në fillim të gushtit.

https://youtu.be/PskuwgAjrbQ

(Kosova Sot Online )