Edhe një atlet tjetër nuk pranon të garojë kundër izraelitit, tërhiqet nga Tokio 2020

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 10:19
Edhe një atlet tjetër nuk pranon të garojë kundër izraelitit, tërhiqet nga Tokio 2020

Edhe një atlet tjetër ka zgjedhur të heqë dorë nga Lojërat Olimpike në Tokio vetëm e vetëm që të mos përballet me një kundërshtar izraelit.

Mohamed Abdalrasool nga Sudani nuk u paraqit për luftën kundër izraelitit Tohar Butbul në kategorinë 73 kilogramë në xhudo të hënën.

28-vjeçari e ndoqi rrugën e Fethi Nourine të Algjerisë, i cili hoqi dorë nga Lojërat Olimpike javën e kaluar për shkak se ka mundur të përballej me Butbulin.

Ai kishte thënë se po tërhiqej si shenjë proteste ndaj trajtimit që Izraeli po ua bënë palestinezëve.

Abdalrasool, ndërkohë, nuk ka dhënë ndonjë arsye pse u tërhoq nga lufta ndaj izraelitit, pasi kishte garuar paraprakisht gjatë ditës. 

(Kosova Sot Online )