S’ka debutim për Ramosin për shkak të një dëmtimi

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 18:56
S’ka debutim për Ramosin për shkak të një dëmtimi

Sergio Ramos duhet të presë që të debutojë me fanellën e Paris Saint Germain.

PSG luan sonte miqësore me Sevillën, por ish kapiteni i Realit s’do të luajë në këtë ndeshje.

 

Klubi francez ka njoftuar se Ramos ka pësuar një dëmtim muskulore në stërvitjen e fundit dhe do të jetë jashtë së paku shtatë ditë, çka do të thotë se duhet të presë edhe disa ditë për të debutuar me fanellën e klubit të ri.

“Ai vuan nga një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Pritet të rikthehet pas rreth një jave”, thuhet në komunikatën e PSG-së.

(Kosova Sot Online)