Allegri zbulon detaje: E refuzova dy herë Real Madridin

  • S.A /
  • 28 July 2021 - 10:52
Allegri zbulon detaje: E refuzova dy herë Real Madridin

Massimiliano Allegri nuk e fshehu që kishte dy propozime në duart e tij për të zëvendësuar trajnerin e larguar të Real Madrid, Zinédine Zidane.

Ai konfirmoi që e kishte refuzuar dy herë Real Madridin dhe tha se beson shumë tek skuadra e Juventusit.

“Po, mund të them se i dhashë Real Madridit dy përgjigje negative. Falënderoj presidentin, Florentino Pérez, por pas shumë reflektimesh, zgjodha Juventusin. Ishte një gjest dashurie për një klub që më dha shumë. Kam pasur propozime të tjera, por unë e thirra Andrea Agnelli [President i Juventusit] në orën 8 për të pranuar ftesën dhe pasdite po nënshkruaja një kontratë. Unë vërtet besoj në këtë ekip dhe e di që do të argëtohem këtu. Unë jam shumë mirënjohës për dashurinë që kam marrë nga tifozëtë”, tha trajneri i ri i Juventus.

(Kosova Sot Online )