Pamje: Trajneri e shkund dhe e qëllon me shpulla xhudisten para garës

  • S.A /
  • 28 July 2021 - 13:39
Pamje: Trajneri e shkund dhe e qëllon me shpulla xhudisten para garës

Tifozët e xhudos kanë mbetur të tronditur kur atletja gjermane Martyna Trajdos u shkund dhe u qëllua me shpulla në fytyrë nga trajneri i vet para një lufte në Lojërat Olimpike në Tokio. Para se Trajdos të futej në tapet për t’u përballur me hungarezen Szofi Ozbas në luftën e rrethit të 1/16-es, trajneri i saj Claudiu Pusa e qëlloi me shpulla.

 Pusa së pari e kapi për shiriti dhe e shkundi dhe pastaj e goditi dy herë në fytyrë, para se ajo të futej në tapet.Trajdos pësoi disfatë ndaj hungarezes dhe u largua nga Tokio duar thatë.Pas meçit ajo që mori vëmendje nuk ishte humbja e saj, por fakti që trajneri e bëri një veprim të tillë që u dënua nga tifozët dhe të tjerët.

(Kosova Sot Online )