Interi vazhdon spektaklin, shënojnë edhe Sensi me Brozovicin

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 19:37
Interi vazhdon spektaklin, shënojnë edhe Sensi me Brozovicin

Interi është duke e mposhtur 6-0 në miqësore Crotonen.

Në këtë mbrëmje ka shënuar edhe afrimi më i ri, Hakan Çalhanoğlu.

Ai realizoi për 3-0 në minutën e 27′, derisa më herët kishin shënuar Federico Dimarco në minutën e 22’ për 2-0 dhe Federico Dimarco për 1-0 në minutën e 10’.

Me këtë rezultat, 3-0, u mbyll pjesa e parë, derisa Interi ka shënuar edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Andrea Pinamonti në minutën e 56’, Stefano Sensi në min e 58’ dhe Marcelo Brozovic në atë të 64’ shënuan për rezultatin e tanishëm 6-0.

Interi në krye me Simone Inzaghin po tregon paraqitje mbresëlënëse në parasezon.


(Kosova Sot Online)