
Lexoni edhe:
Atleti kosovar Musa Hajdari synon të lërë gjurmë në Olimpiadë
Saeid Mollaei e fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në Lojërat Olimpike në Tokio të martën dhe e përdori atë për ta nderuar armikun e atdheut te vet.
Mollaei, i lindur dhe rritur në Iran por që garon për Mongolinë, ia kushtoi medaljen e argjendtë Izraelit. Irani dhe Izraeli janë armiq që prej vitit 1985.
Mollaei e fitoi medaljen e parë olimpike në xhudo dy vjet pasi e braktisi atdheun e vet, Iranin. Ai u largua pasi, siç kishte thënë, trajneri i ekipit kombëtar iranian e kishte urdhëruar të humbë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2019, në mënyrë që të mos përballej me xhudistin izraelit Sagi Muki.
Atleti kosovar Musa Hajdari synon të lërë gjurmë në OlimpiadëLexoni edhe:
Pasi e fitoi medaljen e argjendtë në Tokio, Mollaei tha: “Faleminderit Izraelit për energjinë e mirë. Këtë medalje ia kushtoi edhe Izraelit. Shpresoj se Izraeli është i lumtur me këtë fitore”. “Todah”, shtoi ai në gjuhen hebraishte, që në shqip do të thotë: “Faleminderit”.
Izraeliti Muki e uroi Mollaein për fitimin e medaljes. Ata u bënë miq pas incidentit në vitin 2019.
(Kosova Sot Online )