Zbulohen katër kapitenët e Real Madridit pas largimit të Ramosit dhe Varanes

  • S.A /
  • 29 July 2021 - 16:51
Zbulohen katër kapitenët e Real Madridit pas largimit të Ramosit dhe Varanes

Real Madridi tashmë ka përpiluar listën me katër lojtarët që do të jenë kapitenë të tyre në sezonin e ardhshëm pas largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Ramos, 35 vjeç, e përfundoi kohën e një karriere legjendare në Madrid këtë verë, pasi finalizoi një transferim të bujshëm falas në Paris Saint-Germain.

Varane, ndërkohë, është në prag të largimit nga Los Blancos pasi Manchester United njoftoi se kishin arritur një marrëveshje për transferimin e tij.Marcelo pasoi Ramosin si kapiten i klubit në fillim të këtij muaji, duke thënë se ishte një “nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten” i Real Madridit.

Sipas Football Espana, sulmuesi Karim Benzema do të shërbejë në mungesë të Marcelo si kapiten i dytë i klubit.Nacho thuhet se është emëruar si kapiteni i tretë i klubit, ndërsa Varane fillimisht do të ishte i katërti përpara kalimit të tij në Old Trafford.

Mundo Deportivo tani raporton se mesfushori i vjetër i klubit, Luka Modric tani do të zërë vendin e lojtarit të ardhshëm të Unitedit si kapiten i katërt i Los Blancos. 

(Kosova Sot Online )