Benitez nuk llogarit në James Rodriguez, ia tregon derën

  • S.A /
  • 30 July 2021 - 09:35
Benitez nuk llogarit në James Rodriguez, ia tregon derën

James Rodriguez do të largohet pas vetëm një sezoni në Everton.

Sipas Edu Aguirre të El Chiringuito de Jugones, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit, ia ka treguar derën Jamesit, duke i thënë se nuk llogarit në të.

Carlo Ancelotti e transferoi atë verën e kaluar, por largimi i tij për në Real Madrid, i ka sjell probleme Jamesit që sërish duhet të kërkojë për një klub të ri.

“Benitez i ka thënë Jamesit se nuk llogarit në të te Evertoni. James dëshiron të luajë dhe për këtë po kërkon një rrugëdalje”, deklaroi Edu.

(Kosova Sot Online )