Ëndrra për medalje të artë Olimpike mbetet vetëm ëndërr për Djokovicin dhe Serbinë

  • G.G /
  • 30 July 2021 - 14:34
Ëndrra për medalje të artë Olimpike mbetet vetëm ëndërr për Djokovicin dhe Serbinë

Novak Djokovic asessi ta realizojë ëndrrën e tij personale dhe të Serbisë.

Pas dështimit për medalje të artë në Rio 2016, tenisti serb premtoi që ëndrrën e tij do ta realizojë në Tokio 2020.

Por, kjo nuk ndodhi, ai dështoi përsëri, duke humbur në gjysmefinale nga tenisti gjerman, Alexander Zvarev 2-1 (6-1, 3-6, 1-6).

Një medalje e artë është ajo që i mungon Djokovicit e të cilën e gjithë Serbia dëshiron ta fitojë ylli i saj.

Serbia vazhdon të mbetet me një medalje të artë në këto Lojëra Olimpike. 

(Kosova Sot Online)