Arsenali i ofron kontratë të re Xhakës

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 17:48
Arsenali i ofron kontratë të re Xhakës

Arsenali para pak minutave zyrtarizoi transferimin e qendërmbrojtësit Ben White nga Brighton për 58 milionë euro.

Ndërsa, fokusi i “Topçinjve” tani do të jetë ta bindin Granit Xhakën të qëndrojë në Londër.

Sipas The Athletic, Arsenali i ka ofruar kontratë të re futbollistit me prejardhje kosovare, ndërsa bordi ka besim se do të arrijnë ta bindin.

Xhaka ka gjetur dakordin me Romën për kushtet personale, megjithatë nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.

(Kosova Sot Online)