Djokovic pas humbjes: Ndjehem tmerrësisht keq

  • A.P /
  • 30 korrik 2021 - 20:46
Djokovic pas humbjes: Ndjehem tmerrësisht keq

Novak Djokovic ka shprehur zhgënjimin e tij pas dy humbjeve në dy gjysmëfinalet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Serbi humbi 1:6, 6:3,6:1 ndaj gjermanit Alexander Zverev në konkurrencën e meshkujve, teksa aid he Nina Stojanovic u mposhtën ndaj Aslan Karatsev dhe Elena Vesnina në dyshe 7:6 dhe 7:5.

Djokovic përjetoi zhgënjim të dyfishtë, pasi humbi mundësinë të synonte triumfin në katër GrandSlame dhe medaljen e artë në Olimpiadë në vitin e njëjtë.

“Duhet t’i jape kreditë Zverevit për rikthimin e ndeshjes. Ai shërbeu jashtëzakonisht mire. Shërbimet e mija ranë drastikisht. Loja ime u prish. Ndjehem tmerrësisht keq. Shpresoj që të rikthehem dhe ta fitojë të paktën të bronztën për vendin tim” – u shpreh numri një i botës, Djokovic.

(Kosova Sot Online)