Nga dëshpërimi i madh, Djokovic tërhiqet prej meçit për të bronztën në çifte të përziera

  • E.K /
  • 31 korrik 2021 - 14:17
 Nga dëshpërimi i madh, Djokovic tërhiqet prej meçit për të bronztën në çifte të përziera

Përfundon gjithçka për Novak Djokovicin në Lojërat Olimpike.

U nis nga Serbia për në Tokio me synimin për të Artën, por zyrtarisht ai ka mbetur pa asnjë medalje në Olimpiadë.

Pasi humbi mundësinë për të bronztën kundër Pablo Carreno Busta të Spanjës, Djokovic ishte shumë i dëshpëruar.

Disa herë ai u pa duke humbur e thyer raketin dhe kjo ka quar që ai të refuzojë të luajë për të bronztën në çifte të përziera.

Djokovic me Nina Stojanović, pas dy orësh pritej të përballeshin me John Peers dhe Ashleigh Barty, por Novak i dëshpëruar me atë që po i ndodh, është tërhequr nga meçi dhe kështu zyrtarisht, do të kthehet në shtëpi pa asnjë medalje.

(Kosova Sot Online)