Ekipi i xhudos niset nga Tokyo për në Kosovës

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 12:48
Ekipi i xhudos niset nga Tokyo për në Kosovës

Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës është nisur nga Tokyo për në “Tokën Dardane”.

Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike të Tokyos, ekipi i xhudos ateron në Kosovë nesër rreth orës 20:00.

Nga pesë xhudistë, Kosova arriti dy medalje gjithsej, të dyjat të arta

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë fituan medaljet e arta, duke e çuar në tre numrin e kampioneve olimpike nga Kosova.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në vitin 2016.

(Kosova Sot Online)