Ronaldinho: Jam i lumtur kur e kam topin në këmbë

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 11:45
 Ronaldinho: Jam i lumtur kur e kam topin në këmbë

Legjenda braziliane Ronaldinho ka thënë se ai ndihet më i lumtur më së shumti kur e ka topin e futbollit në këmbë.

Ronaldinho ka lënë shumë kujtime në mendjet e tifozëve të Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Milanit gjatë karrierës së tij të shquar.

Duket se braziliani kishte marrë kujtime të shumta pozitive gjatë kohës si futbollist profesionist, siç ka treguar në një intervistë së fundmi ku foli për karrierën e vet.

“Është e vështirë ta zgjedh vetëm një çast” tha Ronaldinho për Ibai Llanos i pyetur se cili ishte çasti më i mirë në karrierën e tij.

“Kur e kam topin, jam i lumtur. Kam kujtime të bukura nga secili klub në të cilin kam luajtur. Nuk mund ta veçoj vetëm një”, shtoi ai.

Duke folur për lojtarët të cilët e marrin atë si shembull, legjenda braziliane i nxiti ata të dalin në fushë dhe ta shijojnë lojën.

“Shijojeni lojën dhe mësoni”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)