Juventusi do të transferojë Locatellin ose Pjanicin, por jo të dy

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 20:09
Juventusi do të transferojë Locatellin ose Pjanicin, por jo të dy

Juventusi synon të nënshkruajë ose Manuel Locatellin nga Sassuolo ose të kthejë Miralem Pjanicin, por jo të dy, sipas raporteve të fundit.

Bianconerët po synojnë të transformojnë mesfushën e tyre pasi Max Allegri mori drejtimin nga Andrea Pirlo.

Locatelli është padyshim zgjedhja e parë, por Sassuolo deri më tani ka refuzuar propozimin e një huazim dyvjeçar me mundësi blerjeje për një total prej 35 milionë eurosh.

Është shumë më poshtë se 40 milionë euro plus bonuset 5 milionë euro që ofronte Arsenali, pasi Locatelli e ka zemrën te Juve dhe do të refuzojë çdo klub tjetër.

Ndërkohë, Pjanic është i dëshpëruar të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti, i shtyrë nga trajneri Ronald Koeman.

Ai do të ishte i huazuar, por sipas ekspertit të transferimit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, Juventusi do të jetë i hapur vetëm për njërin nga këta lojtarë dhe jo të dy.


(Kosova Sot Online)