Kuka: Medaljet që i morëm treguan që e kemi merituar lirinë

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 22:26
Kuka: Medaljet që i morëm treguan që e kemi merituar lirinë

Kuka: Medaljet që i morëm treguan që e kemi merituar lirinë

Selektori i Kosovës i xhudos në Tokio 2020, Driton Kuka është emocionuar sonte në paraqitjen e tij para publikut të shumtë të Kosovës që i kanë pritur ata në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kukën e ka mahnitur pritja e publikut kosovar. Ai ka thënë se e ka pritur një pritje dinjitoze, por që do të këtë kaq shumë njerëz nuk e ka pritur.

“Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio që i ka tregu botës që ne si popull e kemi merituar lirinë, një liri e fituar me shume sakrifica, por gjithmonë është Majlinda ajo që i ka hap dyert për Kosovën”, ka thënë Kuka.

“Ndërsa këtë e kane vazhduar Distria dhe Nora. Ato kane qene kandidate për medalje, por dy të arta si kam prit as unë. Do të vazhdojmë me suksese në çdo lami. Teksti po humb por emocionet e bëjnë të veten”.

Ndryshe, Tokio 2020 Kosova fitoi dy medalje të arta. Nora Gjakova fitoi -57 kg kurse Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg. 


(Kosova Sot Online)