Ekipi i madh spanjoll e kërkon Muriqin në formë huazimi

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 23:00
Ekipi i madh spanjoll e kërkon Muriqin në formë huazimi

Vedat Muriqi erdhi në Lazio verën e kaluar nga Fenerbahce. Skuadra italiane pagoi 18 milionë euro për sulmuesin kosovar. 

Tani, Valencia po e monitoron atë. Ekipi spanjoll e dëshiron atë në formë huazimi për shkak të problemeve ekonomike të lëna nga pandemia.

Me ardhjen e Mauricio Sarri, Lazio ndryshoi formacionin në sulm, duke filluar të luante me një sulmues të vetëm. Pa dyshim, Ciro Immobile është titullar në 11-shen e Sarrit. 

Felipe Caicedo, është zëvendësuesi i parë, gjithashtu Cedric Gondo dhe Simone Palombi shfaqen në stol.

“Vedat Muriqi është i vetëdijshëm se është shumë e vështirë të kesh një vend në sistemin e ri të Sarrit. Edhe pse thotë se do të vazhdojë në Serie A, ai është i vëmendshëm ndaj ofertave nga jashtë” – shkruan media spanjolle AS.

(Kosova Sot Online)