SHBA-ja e mposht Spanjën, kalon në gjysmëfinale në Tokio

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 10:40
SHBA-ja e mposht Spanjën, kalon në gjysmëfinale në Tokio

SHBA-ja ka kaluar në gjysmëfinale të garës së meshkujve në basketbollin e Lojërave Olimpike në Tokio, pasi e mundi Spanjën në një çerekfinale fantastike.

Amerikanët nuk e nisën mirë takimin dhe po humbnin me 10 pikë dallim kah fundi i çerekut të dytë, por i mahnitshmi Kevin Durant i udhëhoqi ata drejt fitores 95:81.

Durant i shënoi 29 pikë për t’ia mbajtur gjallë SHBA-së shpresat për medalje të artë në Tokio.

Ricky Rubio ishte i shkëlqyeshme për Spanjën, duke i shënuar plot 38 pikë, por as kjo nuk i mjaftoi spanjollëve për ta ndalur SHBA-në.

Në gjysmëfinale, SHBA-ja do të përballet me fituesin e duelit çerekfinal mes Australisë dhe Argjentinës

(Kosova Sot Online)