Norvegjezi mahnit në Tokio: E thyen rekordin botëror dhe e fiton medaljen e artë në 400 metra me pengesa

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 10:42
Norvegjezi mahnit në Tokio: E thyen rekordin botëror dhe e fiton medaljen e artë në 400 metra me pengesa

Atleti i Norvegjisë, Karsten Warhol, e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra vrapim me pengesa, pas një vrapimi mahnitës me të cilin edhe e theu rekordin botëror.

Warholm, 25-vjeçar, e mbaroi garën për 45.94 sekonda për ta thyer botëror që vetë e kishte vendosur kohë më parë, derisa amerikani Rai Benjamin e fitoi medaljen e argjendtë duke vrapuar më shpejtë se rekordi i kaluar botëror.

Warholm e kishte vendosur rekordin e kaluar botëror me kohën 46.70 sekonda në Oslo në muajin korrik.

Alison dos Santos i Brazilit e fitoi medaljen e bronztë me kohën 46.72 sekonda.

“Nuk mund ta besoj se e arrita këtë kohë, është shumë shpejt. Shpesh herë pyetem për garën e përkryer… kisha thënë se nuk ekzistonte, por kjo është më e përafërta deri tani”, tha Warholm, i cili tani është kampion botëror, evropian dhe olimpik.

“Pa filluar gara i thashë vetes mbaje në mend gjithë punën që e ke bërë. Nuk mund ta përshkruaj se sa e rëndësishme është kjo për mua. Kjo është çfarë bëj unë nga mëngjesi deri në mbrëmje”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)